E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Fuga  flet për kaosin në Kuvend: Opozita ndodhet në një udhëkryq të madh
Lajme

Artan Fuga flet për kaosin në Kuvend: Opozita ndodhet në një udhëkryq të madh

Akademiku Artan Fuga ka folur për situatën politike në vend, kaosin e krijuar tashmë prej javësh në Kuvend, si dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Në lidhje me situatën e opozitës, Fuga tha se ndodhet në një udhëkryq të madh. Ndër të tjera tha se nga qëndrimi i ndërkombëtarëve ka përfituar opozita e drejtuar nga grupi i Berishës.

“Në lidhje me kaosin në Kuvend, dua të them se opozita e drejtuar nga Berisha ka disa të drejta që nuk u njihen. Kërkesa e tyre për komisionet është një kërkesë e cila është formalisht e padiskutueshme. Kur ne themi për një të drejtë juridike, kjo e drejtë nuk gjykohet dhe nuk konsiderohet se mund të jepet apo jo në funksion të dobisë edhe mund të mos ketë dobi. Është si kërkesa ime për fjalën e lirë, unë mund të flas ose jo, kjo është punë tjetër. Janë argumente që nuk mund të pranohen. Ka një bllokim të aktivitetit parlamentar të opozitës. Në situatën ku është opozita, armën e vetë në thonjëza, fjalën ka, ndikimin e opinionit publik, vënien përballë të funksionarëve të lartë të shtetit. Pra është një e drejtë e saj.

Për sa i përket akuzave ndaj zitit Berisha, ai ka deklaruar se ky është një presion, një ndëshkim politik. Për mua Kushtetua është pak e paqartë. Kushtetua është pak evazive dhe me kalimin e kohës brezat e rinj do mund ta përpunojnë.

Së treti, opozita ndodhet në një udhëkryq të madh. Opozita ndjen se ka dobësitë e veta. Shoh që aksioni i deputetëve në sallën e Parlamentit është në raport të zhdrejtë me aftësitë e opozitës për të mobilizuar njerëzit në protesta apo në aksione të tjera popullore.

Ajo që ka fituar opozita është thirrja e ndërkombëtarëve, po ajo thirrje ka një nënkuptim. Opozita ka pasur një tendencë për të thënë se faktori ndërkombëtar ka bërë një hap që s’e ka bërë më parë. Opozita ka të drejtë të thotë se opinioni zyrtar ndërkombëtar ka marrë pozicionin e një arbitri të paanshëm”, tha Fuga./BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.