E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Fuga: Pushteti politik s’duhet të marrë rolin e Zotit! Pse nuk ka asnjë të drejtë të shpërndarjë të drejtën për jetën me tollona si…
Publik News

Artan Fuga: Pushteti politik s’duhet të marrë rolin e Zotit! Pse nuk ka asnjë të drejtë të shpërndarjë të drejtën për jetën me tollona si…

artanfugaaNGA ARTAN FUGA

Nuk ka asgjë të hatashme në kundërshtimin tim ndaj politikës që dikush të vaksinohet me prioritet për shkak se është “personalitet i shquar”?, sikurse u tha diku në Fier.

Pushteti politik nuk ka asnjë të drejtë të shpërndajë të drejtën për jetën me tallona si dikur lavatriçet sipas preferencave të tij subjektive dhe sipas “meritave”.

Kjo bie ndesh me kushtetutën e Shqipërisë dhe me çdo kartë etike në mjeksi.

Problemi nuk është Alfredi, Tinka apo Anesti… Ata të rrojnë sa më shumë, dhe me shëndet, sikurse e ka bërë Zoti! Por, nuk ka nevojë të mësojnë ata popullin si të vaksionohet sepse ja mësuan mjekët. Ja mësoi kryeministri. Rrjetet sociale, ku do i merr në konsideratë, kur nuk do quhen “kadrinj”.

Po, është eugjenizëm sepse e lidh të drejtën për jetën me tipare “të veçanta”, dhe ndan njerëzit përballë vdekjes në “ata” dhe “ne”. Po, një politikë e tillë është parimisht e mbështetur në botëkuptim që qoftë edhe pa e ditur dhe padashjen ka fillime ideologjie genocidiste, sepse 80 vjeçarëve “jo personalitete” u thotë me nënkuptim: “Ju të tjerët prisni! Ekspozohuni vdekjes sepse kaq merita keni!”.

Kush njeri që ka një gjysh a një gjyshe, një babë a një nënë, ka edhe pak cipë, do ta pranonte këtë? Nuk thashë se është genocidizëm si Tucit që shfarosën Hucit, as se po hidhet napalm, por në parim është një fillim i rrezikshëm që duhet hequr dorë. Nuk ka kuptim të vaksinohen Tucit dhe të mos vaksinohen Hucit!!! Meqë krahasohemi me botën, cili vend amerikan apo europian e ka bërë këtë? As Kina jo, as Rusia jo. As Turqia jo.

Nuk ka asgjë të hatashme. Është detyra më normale e një profesori të filozofisë t’ua shpjegojë kështu etikën e pushtetit dhe jetës, çdo studenti, por edhe çdo qytetari. Unë nuk e di si e shpjegojnë këtë në Universitetin Politeknik të Stambollit, por jam i sigurt se në Paris, Berlin, Romë, Standford e shpjegojnë pikërisht kështu. Tani edhe para 25 vjetësh.

Pushteti politik nuk duhet të bjeri në blasfemi dhe të zeje vendin dhe të marri rolin e Zotit. Roli i “babës” mjafton! Nëse dikush nuk bindet me fjalën time, le t’u drejtohet publikisht drejtuesve të komuniteteve fetare, apo eticienëve kudo në botë dhe do të shohi se çfarë përgjigje do t’i japin.

Por ne nuk kemi këshilla etike në institucione sepse studentët e filozofisë i lemë 100 për 100 pa punë!

Në mos qoftë me aromë genocidiste, cinike po, se po!

Kaq. Nuk merrem më me këtë. Mjafton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.