E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Fuga/Dialog me rektorin e universitetit POLIS,  Prof. Besnik Aliaj!
Uncategorized

Artan Fuga/Dialog me rektorin e universitetit POLIS, Prof. Besnik Aliaj!

Më shumë shanse ka për të gjetur punë nëse arsimohesh për hoxhe, prift e dervish, sesa si i diplomuar në shkencat humane dhe sociale gjeneraliste.
—————————————-

I nderuar Prof. Aliaj, ndjesë që për të treguar sqimën time për programe mësimore me performancë shumë të lartë që njoh, mora shembullin e rastit të masterit profesional

në Universitetin POLIS, mbi :

“Probleme sociale urbane dhe burime njerëzore”,

që Universiteti juaj ka vendosur të hapë në bashkëpunim me universitete europiane, nisur nga muaji nëndor 2017, për studentë të nivelit post bachelor në shkenca humane, sociale, dhe jo vetëm.

Unë ju kam dhënë fjalën që do të jap kontributin tim atje dhe ju falenderoj për besimin tuaj!

Por, nisem edhe nga interesa profesionale sepse është i vetmi master mesa di që ndërthurr disiplina shkencore sociale, inxhinjerike dhe administrimi dhe jep shanse për të hyrë në tregun e punës.

Më shumë shanse ke për të gjetur punë nëse arsimohesh për hoxhe, prift e dervish, sesa student në shkencat humane dhe sociale.

Përkundrazi, masteri që ju propozoni, është i lidhur me një objekt që është hapësira urbane, dhe jep mundësi për t’u formuar në kulturën menaxheriale të proceseve sociale që përbën aktualitetin e diplomimit në shoqëritë e zhvilluara.

Aq më shumë që veç debateve dhe kontradiktave që kemi pasur për çështje të ndryshme lidhur me arsimin udhe kulturën në vend, ku secili ruan pikëpamjet e tij, kemi gjetur edhe pika bashkëpunimi të fuqishëm, gjendje e natyrshme kjo për diversitetin e pikëpamjeve dhe strategjive respektive.

Unë mbetem i pasionuar fort dhe do të luftoj deri në fund, me gjithçka kam në dorë, për ta mbrojtur universitetin publik nga kazma që dikush ka marrë në dorë dhe me të cilën po i bie mermerit dhe kalldrëmit te Sheshi Nënë Tereza, në kokën time është formuluar hamendja e provuar, dyshimi i arsyeshëm, se jemi përballë një skenari të llahtarshëm shkatërrimi të arsimit publik.

Por kjo nuk më bën të mos afirmoj pa asnjë hezitim edhe energjinë time, pasionin tim, që të kontribuoj edhe në arsimin privat pranë jush, për performancën tuaj, ndershmërinë tuaj profesionale, si edhe për gjithçka që bëni për të respektuar motivin e sipërmarrjes që keni ngritur, si edhe për shansin që ju u jepni studentëve!

—————————–
Komenti i Prof. Besnik Aliaj :

Jam mjaft i impresionuar dhe i prekur nga komenti i Prof. Fuges … Ndoqa me vemendje edhe para dy ditesh tek emisioni i Eni Vasilit idete e tij per arsimin dhe shoqerine … Do isha shume i lumtur qe cdo Shkolle e Larte Shqiptare te kishte Akademike te tille dinjitoze ne gjirin e vete … Intelektuale te vertete qe ta thone te verteten ne sy, qofte kjo kompliment apo kritike! Pa mllef, pa xhelozi, ne te kundert me shume pozitivitet e konstuktivitet … Ehh sa debate te ashpra por konstruktive kemi zhvilluar me profesorin per te miren e punes … Ka pat edhe ndonje qefmbetje rruges … Por kurre s’mund te mohoj kontributin e tij te vyer per nje lloj Arsimi ku Dinjiteti, Integriteti, Kurajo Intekektuale, Forca e Logjikes dhe e Dijes dominojne mbi arsimin shterp dhe fiktiv qe per fat te keq haset sot me shumice ne vend … Jane pikerisht keto cilesi ato qe mungojne sot deshperimisht ne shume institucione shqiptare ne teresi … prandaj dhe shoqeria eshte katandisur gradualisht, cdo dite nga pak e me shume, ne nje turme oportinisto-kanabiste, pa ide, pa shprese, pa memorie, vlera dhe pika referimi …
Pra faleminderit Prof. Fuga per kurajon qytetare dhe ndihmen!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.