E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Çako duhet të dorëhiqej me kohë, e detyruan të…
Lajme

Artan Hoxha: Çako duhet të dorëhiqej me kohë, e detyruan të…

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, ka komentuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, Këshilli i Ministrave.

Sipas Hoxhës, Haki Çako duhet të dorëhiqej që pas shkarkimit të të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe, kjo pasi sipas Hoxhës, ai u detyrua që ta bënte këtë, e kësisoj ai ishte i rënë moralisht, pasi po ai i kishte emëruar.

“Ai i kishte emëruar vetë vartësit e tij, e më pas u detyrua që t’i shkarkojë, e kësisoj ai ishte i rënë moralisht nga detyra e duhet të jepte dorëheqje.”, – tha ndër të tjera Hoxha.

Sipas tij, krisja e marrëdhënieve mes Çakos dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është parë edhe me rastin e përmbytjeve të fundit, pasi ministri i Brendshëm në konferenca për shtyp ka dalë me Drejtorin e Policisë së Tiranës, ndërsa Çako ka dalë më vonë vetëm. Haki Çako u shkarkua sot me Vendim të Këshillit të Ministrave, dhe në vend të tij do të qëndrojë zëvendësi Rebani Jaupaj, deri në emërimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.