Artan Hoxha flet për gafën e prokurorisë/ Si i dorëzoi Greqisë informacione sekrete
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati fitues të opozitës në Himarë.
Hoxha tha në emisionin e Ylli Rakipit se Prokuroria ka bërë një gafë, pasi i ka dorëzuar diplomatëve grekë letra sekrete, ku ndodheshin edhe emrat e skuadrës operacionale të Tiranës që kryen arrestimin e Belerit.
Sipas tij, këta emrat e këtyre personave kanë përfunduar në mediat greke dhe u rrezikohet jeta.
“Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di çfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës. Si mund t’ja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.
I bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjyakta. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkoj Edi Ramës dhe Mitsotaqisit. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë”, theksoi gazetari
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



