E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha konfirmon lajmin e bujshëm: SHBA ka marrë vendimin për Sali Berishën, e kanë radhën Meta, Basha dhe Rama
Lajme

Artan Hoxha konfirmon lajmin e bujshëm: SHBA ka marrë vendimin për Sali Berishën, e kanë radhën Meta, Basha dhe Rama

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar lajmin e bujshëm se SHBA i ka bllokuar vizën familjes së Sali Berishës. Në studion e Report Tv, Artan Hoxha deklaroi se akoma nuk ka informacion zyrtar për këtë vendim të SHBA, por shton se sipas burimeve, kjo gjë është e vërtetë.

Hoxha ka paralajmëruar të gjithë politikanët shqiptarë se nëse SHBA ka marrë vendimin për t’i ndaluar hyrjen Berishës dhe familjes së tij, do të thotë se SPAK dhe BKH kanë nisur fazën e goditjes.

“Politikanët shqiptarë nuk do ta kenë aq të lehtë, Reforma në Drejtësi do të japë masa. Autoritetet amerikane kanë ndëshkimet gati. Nuk e kemi parë deri më tani vendimin për Sali Berishën, burime thonë se ky vendim është marrë. Vendimi është i njëjtë si me rastin e Adriatik Llallës, do vërtetohet kur të dalë në faqen zyrtare të DASH. Nëse është marrë ky vendim nuk është fundi i botës.

Unë nuk do të doja të jetë marrë një vendim i tillë, duam apo s’duam ne, Berisha ka 30 vjet në politikë, i ka mbajtur të gjitha pozicionet më të larta. Nëse është marrë ky vendim, do të thotë se SPAK e BKH kanë nisur fazën e goditjes. Meta, Rama, Basha dhe të gjithë që kanë tentuar të bllokojnë ngritjen e SPAK e BKH do të përballen. Askush nuk do t’i shpëtojë goditjes”, ka deklaruar gazetari Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.