Artan Hoxha: Më ofruan para dhe më kërcënuan nga bota e nëndheshme
Gazetari Artan Hoxha që publikoi sot videon e kryebashkiakut të Bulqizës duke konsumuar kokainë, tha se i janë ofruar para për ta mbyllur çështjen dhe pas refuzimit është kërcënuar nga bota e krimit.

Sipas tij, askush nuk mund ta zbulojë se kush mund ta ketë nxjerrë videon, pasi ajo është filmuar me celular mbi ekranin e kamerave të sigurisë.
Artan Hoxha: Ajo kamera sigurie e çdo lokali në Shqipëri që filmon për të mbajtur banakierin nën kontroll. Lokali vetë nuk ka interes të të japë këtë filmim sepse ndiqet ligjërisht. Kompania e sigurisë që ka instaluar pajisjen nuk ka asnjë lloj interesi. Atëherë një person me celular ka filmuar mbi ekranin e kamerave. Këtu është problemi se nuk e identifikojnë dot ku është burimi.
Mora informacion mbi rrethin shoqëror, personat që kanë qenë aty. Ato çfarë kam i kam nxjerrë. Avioni i drogës është lëshuar për në Itali, celularët e mi i kanë Krimet e Rënda. Bëra verifikimin pasi nuk më përputhej skeda e tij. Ky ishte një biznesmen në fushën e kromit. Nga 2016, ishte kryetar i Partisë Socialiste. Ishte mësues fiskulture. Më është dashur kohë për ta verifikuar. Erdhën njerëz të tjerë dhe kontaktuan. Presion dhe marrëveshje pa fund është kërkuar.
Fevziu: Para sollën? Ju kërcënuan?
Hoxha: Gjithë kjo zhurmë që është krijuar sot mund të ishte evituar kollaj dhe unë të vazhdoja pa probleme. Sigurisht! Edhe para, edhe kërcënim. Edhe nga bota e politike edhe nga bota e nëndheshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



