E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Të pathënat e vrasjeve në aksin Lezhë-Laç-Fushë Krujë
Lajme

Artan Hoxha: Të pathënat e vrasjeve në aksin Lezhë-Laç-Fushë Krujë

Tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë.

Gazetari Hoxha theksoi se ai kishte paralajmëruar edhe më herët në lidhje me ngarkesën kriminale të aksit Lezhë-Laç-Fushë Krujë, e cila ishte në pikën e vlimit dhe do të vinte një ditë që do të shpërthente.

“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.

Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Gazetari i ABC kujtoi edhe vrasjen e Endrit Alibejt në fund të dhjetorit 2018 duke theksuar se edhe ajo ishte një ngjarje ku u ekzekutuan tre persona dhe më pas u pasua nga një numër i madh krimesh, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit sëfundmi.

“Ajo që ndodhi dje në Fushë Krujë është tepër e rëndë. Për të kujtuar një ngjarje të ngjashme duhet të kthehemi katër vite pas, në dhjetor 2018 ku u vranë tre veta në Bradashesh. Ajo ngjarje pastaj u pasua me shumë vrasje të tjera, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se ekzekutorët e Fushë Krujës ishin tepër profesionistë.

“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirëorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.