Artan Hoxha zbulon pikat e dobta të “fortifikimit” të godinës së PD
Artan Hoxha e krahason konfliktin mes Bashës dhe Berishës për kontrollin e Partisë Demokratike me luftën që zhvillojnë bandat e krimit, që sipas tij e njohin mirë njëra tjetrën.
“Edhe Basha dhe Berisha e njohin mirë njëri-tjetrin dhe ashtu si ato bandat e krimit e njohin mirë njëri-tjetrin, por nuk i afrohen njëri-tjetrit. Basha e di shumë mirë se kush është Berisha dhe po mundohet që ta tërheqë te kalaja e vet”, tha Hoxha i ftuar në Politico në Top News këtë të premte.
Hoxha zbulon edhe pikat e dobta të godinës.
“Janë blinduar dyert e dritaret, por muret janë të dobta. A e vë në dyshim që në krahun tjetër mund të mos ketë një skenar për të gjetur pikat e dobëta të asaj godine dhe muret janë të dobta”, tha ai.
Sipas Hoxhës, vendosja e ndriçuesve tregon që Basha është përgatitur që rrethuesit të qëndrojnë gjatë.
“Më ka bërë përshtypje që sot janë vënë ndriçues dhe prozhektorë, që do të thotë që janë përgatitur që rrethuesit të qëndrojnë për orë të tëra dhe mbulimi me kamera i të gjithë perimterit për të dokumentuar çdo gjë”, u shpreh ai.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, njohur si mbështetës i Lulzim Bashës thotë se nuk e di nëse dyert e selisë janë blinduar me hekur apo jo.
“S’e di nëse janë vënë dyert e hekurit në PD, nuk kam qenë në seli pas festave të fundvitit”, tha Çollaku i ftuar në Politico në Top News.
Deputeti i qarkut të Dibrës tha se ai nuk është tifoz i Lulzim Bashës, por akuzon se kriza në PD nuk nisi për shkak të drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha, por prej shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA.
Klevis Balliu, mbështetës i Sali Berishës foli i bindur se nesër do të hyjnë në godinën e Partisë Demokratike, pa e shtjelluar më shumë se si.
Ndërkohë, Fabian Topollaj tha se protesta mund të prodhojë gjak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



