E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Lame – Një pasqyrë e korrupsionit dhe krimeve me pronat në Kadastër
Lajme

Artan Lame – Një pasqyrë e korrupsionit dhe krimeve me pronat në Kadastër

 

Të gjithë zyrtarët e lartë të zhytur në korrupsion, vjedhje të fondeve dhe pasurive publike, kur dalin nga SPAK, thonë të njëjtën përgjigje: “U thirra si person që kam dijeni.” Mirëpo, edhe pasja dijeni për një krim dhe mos kallëzimi, është bashkëpunim në krim. Kështu tha dhe Artan Lame kur doli nga SPAK, por është marrë i pandehur për këto shtatë vepra penale: “Shpërdorim detyre; korrupsion me falsifikime dokumentesh në bashkëpunim; përfitime të paligjshme; ndërtim pa leje; pastrim parash; fshehje të 15 pasurive dhe refuzim deklarimi”.

Në akuzat për korrupsion, falsifikim dokumentesh në bashkëpunim dhe përfitime të paligjshme, është lidhja me bashkëshortët ndërtues Gentian dhe Gentiana Sula të firmës “AgiKons” dhe të gjashtë të tjera. Sipas raportit të BKH-së dhe kallëzimeve që ka SPAK, rezulton se Artan Lame ka kryer shumë krime pronësore me ndërtuesit Gentian dhe Gentiana Sula, duke përdorur falsifikime në legalizime dhe hipotekime, si dhe me planimetri dhe genplane false, grabitje tokash dhe trojesh shtetërore dhe private.

Këto krime në favor të çiftit “Sula”, falsifikatori Artan Lame i ka bërë gjatë dhjetë viteve kur ishte drejtor ALUIZNI dhe sidomos gjatë periudhës mars 2019-mars 2023 si Drejtor i Përgjithshëm i Kadastrës, ku kishte në vartësi ALUIZNI-in, Hipotekat dhe Kthim-Kompensimin e Pronave. Sipas informacionit nga dosja e BKH-së, është konstatuar se në periudhën dhjetor 2013-shkurt 2023, Artan Lame i ka legalizuar Gentian Sulës 1,350 apartamente dhe 250 njësi tregtare në pallate të ndërtuara pa leje në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Elbasan, Korçë, Kavajë, Shëngjin dhe 200 vila pa leje te komplekset “Kodra e Diellit”, shumica me dokumente false.

Përveç këtyre, Artan Lame i ka legalizuar objekte të ndërtuara pa leje në Lalz dhe në territorin e zonës bregdetare të Bashkisë Himarë, duke i përfshirë brenda projekteve dhe hartave investuese të komplekseve rezidenciale, që çifti Gentian dhe Gentiana Sula ka ndërtuar atje pa leje. Agjentët e BKH-së që po vazhdojnë të hetojnë punët e pista të Artan Lames, kanë konstatuar se 70% të këtyre legalizimeve, hipotekimeve dhe grabitjes së trojeve dhe tokave me letra false, si gjoja të njohura dhe rikthyera nga komisioni i pronave pranë Kadastrës, i ka kryer pas vitit 2018, kur gruaja e Artan Lames, u emërua shefe e dosjeve të zyrtarëve ish-spiunë, ku kryetare është Gentiana Sula, gruaja dhe ortakja e ndërtuesit Gentian Sula.

Në hetim janë 15 pasuri tokash, trojesh, apartamentesh, 2 vila tre kate dhe 5 dyqane në Tiranë, Durrës, Vlorë, Qerret, Himarë, Sarandë, Korçë, 1 fermë-resort në Ersekë dhe shtesa pa leje në pallate. Këto po hetohen për të përcaktuar nëse i ka ndërtuar dhe dhuruar të gjitha çifti “Sula” apo ndërtues të tjerë si Florenc Gjikuria, Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj etj.; të cilëve, Artan Lame u ka legalizuar pallate dhe vila dhe u kanë dhënë toka shteti dhe private me letra njohjeje dhe rikthimi false.

Mes pasurive të Artan Lames, të zbuluara nga BKH, është dhe një apartament 108 m², i cili rezulton të jetë ndërtuar pa leje në tokë shtetërore, kur ai ishte Drejtor i ALUIZNI dhe e ka legalizuar vetë, por pa pasur asnjë dokument për burimin financiar dhe firmën që e ka ndërtuar. Të njëjtin krim, Artan Lame ka bërë edhe duke i legalizuar dhe hipotekuar trafikantit Helidon Gjikoka, me dokumente false, kompleksin “Ambel Beach” me 12 ndërtesa në Dhërmi, të cilin ia grabiti po me letra false pronarit legjitim Ilir Koka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.