Arti Papajani shkarkohet nga FSKDSH, zbulohet emri i drejtorit të ri
Arti Papajani është liruar nga detyra si drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me një vendim të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Burime bëjnë me dije se drejtimi i institucionit i është besuar Ilir Topit, i cili do të marrë zyrtarisht funksionin në vijim.
Papajani ishte vendosur në krye të këtij institucioni në shtator të vitit 2025, po me vendim të ministres Sala. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet që çuan në largimin e tij.
Ndryshimet në drejtimin e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor vijnë në një moment të rëndësishëm për këtë institucion, i cili luan një rol thelbësor në administrimin e financave dhe garantimin e shërbimeve në sistemin e sigurimeve shëndetësore në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



