E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artistët në komisionin për median, Ndrenika: Rasti i teatrit është vjedhje
Publik News

Artistët në komisionin për median, Ndrenika: Rasti i teatrit është vjedhje

  Artistët kanë qenë këtë paradite në komisionin për Median dhe Edukimin, në një seancë dëgjimore që ishte parashikuar me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, por që nuk ka qenë.
  Edhe deputetët socialistë nuk kanë qenë në mbledhjen e komisionit, ku kanë folur artistët si Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.

Robert Ndrenika në fjalën e tij tha se kjo lloj forme partneriteti publik-privat në rastin e teatrit është vjedhje.

Artistët kanë paralajmëruar se nëse deri ditën e premte nuk do të ketë reagim për kërkesat e tyre për teatrin, ata do të ngujohen brenda tij.

Ndërkohë kanë reaguar edhe deputetët e opozitës për mosprezencën e deputetëve socialistë në seancën dëgjimore me artistët. “Të jesh patriot, nuk do të thotë të tundësh vetëm flamujt e atdhedashurisë, po njëherazi duhet të mbrosh vlerat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të mbrosh interesat e atyre njerëzve që në dekata me radhë, në sallën e këtij Teatri na kanë mbrojtur me dashuri e atdhetarizëm dhe na bënë që ne sot, duhet dhe jemi me çdo zë aktori, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Sot është ulur këmbëkryq flirti ilegal midis qeverisë e biznesit, duke sjellë një pseudoligj të paparë e të padëgjuar”, shkruan Nora Malaj.

“Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.
A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit? Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar”, thotë deputetja tjetër e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.