Artur Zheji : Zarfi ka shkuar në 30%, politikanët i përdorin lekët e popullit për orgji dhe udhëtime
Artur Zheji ka komentuar protestën e sotme të banorëve të “Astirit” që preken nga shembja e banesave.
Pjesë nga deklarata:
Problemi është që vetëm zarfi i një drejtuesi të ndershëm në 40 milionë euro është 4 milion euro, zarfi që palët i thonë faleminderit njëri-tjetrit. Tani mesa di unë zarfi ka shkuar mbi 30%, pra 12 milion euro, 12 milion euro është momenti korruptiv.
Tani këta janë aq të pafytyrë sa duan të marrin 12 milion euro për prostituta, për shampanjë, për Gucci, Emres ku di unë për çdo lloj orgjie që bëjnë, dhe duan t’i lënë njerëzit në rrugë të vdesin për bukë, të vdesin nga të ftohtit, fëmijët e mi të mos kenë këpucë të shkojnë në shkollë, të depersonalizohen dhe thotë ai pse më gjuan me mjete të forta. Po normale mor zotëri se ti merr lekët nga taksat e mija, dhe i bën udhëtime e prostituta, normale dhe pak kanë bërë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



