E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aruba Files, krim shtetëror
Lajme

Aruba Files, krim shtetëror

Aruba Samit dhe Albanian Files ose Aruba Files është thjesht Krim Shtetëror

Nuk është një takim, nuk është një samit, nuk është një njeri, nuk është një shtet, nuk është vetëm një kartel. Janë disa takime, janë disa individë me peshë në botën e trafikut të kokainës, janë disa kartele, janë disa zyrtarë të lartë e parlamentarë e qeveritarë, janë disa diplomatë. Janë disa biznesmenë të thënë e të pathënë. Janë medie. Janë një zot e di sa shumë. Tepër shumë. Janë më plot se sa ne mendojmë në këtë plan mafioz, ku Shqipëria u përdor si një hartë e zhgarravitur nga lakmia dhe babëzia e njerëzve të zinj të botës së krim-pushtetit. Hetimi i trafikut ndërkombëtar të drogës, nga Amerika Latine drejt Evropës, nxori dosjen “Zvërneci”, nxori Albania Files. Të dyja nga një bord.

Ka qenë agjendë e ngarkuar dhe nuk mbylleshin hesapet vetëm në një takim. Aruba ka qenë samit përmbyllës. Grupi ka zhvilluar së paku edhe tre samite të tjera, të dokumentuara këto nga policitë e vendeve përkatëse:

Antwerp, Belgjikë

Montekarlo, Monako

Majorka, Spanjë

Aruba, Antilet e Holandës

Letërporositë e dërguara vendeve bashkëhetuese kanë sjellë të dhëna të shumta për personat në takime dhe vendimmarrjet në tryezat e samiteve. Përfaqësuesit mafia-funksionarë shtetërorë-autoritete politike kanë ndarë pasuritë, investimet, pastrimet dhe aksionet e gjithsecilit. Pa harruar garantuesin, firmëtarin dhe ekzekutuesin qeveritar për të shkuar në përfitimet fundore.

Kjo histori ka nisur të gatuhet në vitin 2019. Përgjimet, filmimet dhe dokumentimet nga Belgjika, Spanja, Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja kanë provuar shumëçka. Partnerët, me dhjetëra mijëra faqe e prova të tjera të dorëzuara në SPAK, prej 5 vitesh kanë njohur prokurorinë me skemën e madhe kriminale, duke lënë pas Palermon e vitit 1970. Fraksionet e rezervuara të dosjes 278 nga SPAK shembin më shumë se një qeveri, sikur të mos kishin bërë asgjë të paligjshme para shpërthimit të saj.

Në listën e zezë rajonale të SHBA-së gjendej edhe familja Hysa, e cilësuar si organizatë kriminale e lidhur me kartelin Sinaloa. Kanë përdorur investime në biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve në Meksikë, Kanada dhe Poloni.

Albania Files – 523 projekte

Miliona metra katrorë projekte.

Çmimet e tregut tregojnë batërdinë. Arkitektët e huaj sigurisht kanë edhe ndonjë emër procedural shqiptar. Nis nga 40-80 e më tepër euro për metër katror. Nga 10 deri në 30 e më shumë milionë euro një projekt. Afro 5 miliardë euro qarkullim i porositur me emra. Kush fiton?!

Klientët e samitit dhe të Arubës janë një dosje e madhe. Është krim shtetëror i organizuar.

Rama i anulon dot?! Ka të bëjë me Mafian!

Fishe (Fouché) i thoshte motrës së Napoleonit dikur:

“Madhëri, për ta shpëtuar Perandorin, duhet ta vrasim.”

Ndërsa duket se, për ta shpëtuar Ramën së pari nga Mafia e kokainës, duhet ta burgosim…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.