E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
As otomanët nuk e katandisen Shqipërinë në këtë derexhe!
Lajme

As otomanët nuk e katandisen Shqipërinë në këtë derexhe!

Pasi desh dogji të gjallë njerëz brenda një pallati jashtë standardeve, me një leje ndërtimi dhe kolaudimi të PS-së; me zjarrfikëse që nuk futen dot në një rrugë të ngushtuar nga PS-ja, të lëna pa mjete profesionale dhe pa ujë; pasi shkon në spital dhe nuk gjen ilaçe prej PS-së; pasi detyrohesh të bësh mësime private për fëmijën, se arsimi ka marrë fund prej PS-së; pasi detyrohesh të mbash edhe prindërit në pension prej PS-së; pasi paguan naftën sikur të jetë verë franceze prej PS-së; pasi shikon dalëngadalë të gjithë shoqërinë dhe familjen të emigrojë jashtë prej PS-së; i stresuar, i mërzitur, i shkatërruar nga nervat, aty në makinë, i bllokuar mes trafikut prej PS-së, të bie të dëgjosh edhe moralin nga PS-ja: “Pse e shani vendin”.

Duan edhe të të bëjnë për budalla. Pika më e ulët në historinë e qeverisjes së Shqipërisë.

As osmanët nuk i kanë bërë Shqipërisë këtë. Vërtet nuk kishte shëndetësi, arsim apo rrugë, por nuk të merrnin as taksa; të linin në hesapin tënd; nuk të vidhnin pronën, se tapia ishte e shenjtë dhe, në fund të fundit, as të bënin moral pse ankoheshe tek të huajt për gjendjen katastrofike të Shqipërisë osmane. E dinin edhe vetë që e kishin bërë baltë.

Jemi në pikën më të ulët të historisë së qeverisjes në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.