E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asambleja e Shoqatës së Bashkive drejt shkarkimit të Voltana Ademit
Publik News

Asambleja e Shoqatës së Bashkive drejt shkarkimit të Voltana Ademit

Ademi shprehet se ata nuk kanë të drejtë të ndërmarrin një veprim të tillë, duke theksuar se kryetarët e rinj të bashkive nuk janë anëtarë të shoqatës. Në 30 qershor mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me shkarkimin e Ademit shoqata e bashkive do të përfaqësohej me një kryetar të ri socialist, që do të mbante një tjetër qëndrim në Kushtetuese lidhur me çështjen. Më herët sot SHBSH u është drejtuar me një letër ambasadorëve dhe Misioneve të Huaja në vendin tonë, ku denoncohet kapja nga individë të PS.

Letra

LETRA 

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, përmes një letre drejtuar ambasadorëve dhe Misioneve të Huaja në Shqipëri, ka shprehur edhe një herë shqetësimin për kapjen e SHBSH-së nga individë të Partisë Socialiste.

Shoqata në fjalë ka publikuar edhe një email, që sipas SHBSH vërteton pretendimet e saj.

Në emailin që mban datën 7 qershor dhe u drejtohet anëtarëve të Komitetit Drejtues të Shoqatës së Bashkive, thuhet se me porosi të Pjerin Ndreut do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme me qëllim mbrojtjen e interesave të shoqatës gjatë përfaqësimit në Gjykatë Kushtetetuese lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

“Të nderuar Shkëlqesi, Më datën 24 maj 2021 përmes letrës dërguar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH. Dyshimet tona tashmë u vërtetuan nga një email i komunikuar, tekstin e të cilit po e dërgojmë të plotë bashkangjitur”, thuhet në shkresën e Shoqatës së Bashkive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.