Asgan Mërnica me jelek antiplumb në gjykatë lihet në arrest me burg
Asgan Mërnica ka mbërritur në gjykatë i veshur me jelek antiplumb. Dhjetra forca policie e kanë shoqëruar atë në ambientet e Gjykatës.
Ditën e sotme ai u njoh me akuzat dhe me masën e sigurisë arrest me burg.
23-vjeçari katër ditë më parë ekzekutoi me armë efektivin e policisë Nevruz Cenalia, pas një debati banal, se kush do kalojë i pari në një rrugë fshati. Mërnica u dorëzua në polic nga familjarët, pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forca të shumta policie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



