Asgjësohen 161 rrënjë droge në Malsinë e Madhe

Në një operacion policor të quajtur “ZOOM”, tre persona u arrestuan në Malësinë e Madhe për shkak të zbulimit të një plantacioni kanabisi. Shtetasit Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj u arrestuan, ndërsa Lek Kokaj është

shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni policor i koduar “ZOOM”, i zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Ruante parcelën i armatosur dhe u filmua nga pajisjet inteligjente duke vaditur bimët narkotike, identifikohet dhe shpallet në kërkim 51-vjeçari.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, për përkrahje të autorit të krimit dhe për moskallëzim krimi. Asgjësohen 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna intensive për kapjen e 51-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Në vazhdim të përpjekjeve për kontrollin e territorit dhe realizimin e megaoperacionit “Alpe të Pastra”, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka zhvilluar një operacion policor me metoda proaktive, i njohur si “ZOOM”. Ky operacion ka pasur si synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Në këtë operacion, i realizuar në fshatin Ivanaj, në njësinë administrative Kastrat, në bashkinë Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:

  • Gj.D., 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim;
  • F. Gj., 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
  • L. Gj., 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. K., 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Publikuar nga Publik Media