E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asllani: Emocion të shënosh me kombëtaren
Lajme

Asllani: Emocion të shënosh me kombëtaren

Kam gjithmonë uri për të luajtur

Kristjan Asllani e bën të qartë se dëshiron që të luajë me fanellën kuqezi, duke shpresuar që të vazhdojë me paraqitjet si ndaj Armenisë, ku ai nisi aksionin e golit të parë dhe shënoi vetë me penallti të dytin.

“Është emocion shumë i bukur të shënosh golin me kombëtaren. Të gjithë fëmijët e vegjël e kanë ëndërr, unë e bëra. Por sot ishte gjëja kryesore fitorja se kishim shumë kohë dhe i kënaqëm njerëzit.

Kur hyj në fushë dua të luaj, por pastaj zgjedhjet i bën trajneri. Pastaj uri për të luajtur kam gjithmonë.

E kam shumë qejf atë pasim dhe Skukës i thashë para sfidës që sa herë të ketë mundësi të niset pas linjës. Unë e bëj disa herë, erdhi goli. Jam i lumtur edhe për Skukën që bëri golin e parë”, tha për “SuperSport” pas sfidës Asllani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.