Asllani pas fitores me Poloninë: Të lumtur për 3 pikët para tifozëve tanë
Ylli i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani foli pas ndeshjes

“Rëndësi ka fitorja, u futëm për të fituar. Silvinjo ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Fusha sna lejoi të luanim futbollin siç duam ne, por rëndësi ka fitore. Doja të krosoja për Cikalleshin dhe Uzunin, por fusha s’ma lejoi, se është shumë e keqe.
Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por ska qenë e shkruar. Falenderoj Silvinjon, po mos ishte ai ndoshta nuk do të isha në Kombëtaren. Duhet të vazhdojmë kështu.
Tani për tani jam në Kore, të mbaroj kampionatin dhe të shikojmë. Kush nuk ka dëshirë që të luaj në Europë. Merita e gjithë suksesit është Silvinjo, Zabaleta dhe gjithë stafit. Një bluzë e kam unë, një tjetër do ia jap motrës.
Që kur kam filluar futbollin, luaja mbrojt i majtë. Shezni më tha që goditja ishte fenomenale, se prisja. Unë i thashë që të pashë që lëvize dhe godita”, u shpreh Jasir Asani.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka dhënë një deklaratë pas fitores ndaj Polonisë.

“E dinim që ishte një ndeshje kryesore për ne dhe se Polonia ishte ekip i fortë, e dinim që do të vinin këtu dhe do sulmonte shumë, por në pjesën e parë u mbyllën në mbrojtje pastaj ne gjetëm supergolin e Asanit. Në pjesën e dytë kanë ardhur të gjithë në sulm, ishte pak e vështirë dhe fusha nuk na ndihmoi shumë, por u treguam kompakt dhe na shkoi shumë mirë, jemi kënaqur para tifozëve tanë që kemi marrë 3 pikë.. E dinim që kishin individualitet, por e kemi ndihmuar njëri tjetrin dhe rezultati ishte për ne. Me Silvinjon, jemi kompakt, rrimë shumë me njëri tjetrin, ka qenë shumë i mirë për këtë gjë, jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin edhe jashtë fushave”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



