E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një aplikim për kreun e ri të Policisë së Shtetit
Lajme

Një aplikim për kreun e ri të Policisë së Shtetit

Teska kanë mbetur vetëm dy ditë për t’u mbyllur afati për aplikimet për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri më tani  ka vetëm një aplikim.

Shemsi Prençi është kandidati i parë që aplikon për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mësohet se Prençi ka nisur me postë aplikimin.

shemsi premci

Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim për hapjen e garës duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë.

Kujtojmë se të gjitha personat që duan të aplikojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë edhe dy ditë afat.

Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga.

Kush eshte Shemsi Prençi

Shemsi Prençi ka qenë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit dhe i Forcave Speciale. Ai mban gradën Drejtues i Parë dhe nëse nuk ka pengesa të tjera që mund të konstatohen nga Komisioni i Posaçëm që është ngritur për këtë garë, Shemsi Prençi është i lirë në rrugën e tij për të kërkuar drejtimin e kësaj organizate.

Prençi më herët ka qenë drejtues në qarqet Fier, Elbasan dhe Dibër, si dhe në krye të forcave speciale, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme. Ai ka drejtuar gjatë qeverisë socialiste edhe Emergjencat Civile.

Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim për hapjen e garës duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë.

Mos aplikimi deri në këto momente duket si një strategji për të mos u përmendur emri në media. Gjasat janë që kandidatët të çojnë aplikimet ditën e fundit.

Më pas do t’i ngelet 10 ditë kohë komisionit të vlerësimit për të vlerësuar kandidaturat.

Ndërkohë dorëheqja e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ka sjellë në krye të kupolës si i komanduar përkohësisht dhe për efekt “piramide”, zëvendësin e tij, drejtuesin e parë Sokol Bizhga.

Ministri Ervin Hoxha njoftoi hapjen e garës për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që do të bazohet në ligjin e ri, të hartuar gjatë kohësh kur ministria e Brendshme drejtohej nga Taulant Balla. Aplikantët sipas udhëzimit kanë afat 7 ditë, ndërsa emërimet e reja sipas ministrit Hoxha do të bëhen në bazë të meritokracisë.

“Kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga. I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature”, tha ministri Hoxha.

Ky është një ndryshim rrënjësor që i bëhet strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku mbyll një rrugëtim të gjatë mes uniformave blu. Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022 dhe largohet pas 2 vitesh në krye të kësaj detyre. Sipas ligjit të ri, Rrumbullaku nuk mund të kthehet më në radhët e uniformave blu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.