“Asnjë fjalë për Shqipërinë”, Presidenti i PE-së: Mali i Zi dhe Serbia në BE brenda 2025
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, një ditë para vizitës së tij zyrtare në Serbi, ku do takojë Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ministrin, Ivica Dacic.
Në një intervistë për European Western Balkans, ai ka folur dhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Duke mos përmendur në asnjë rresht Shqipërinë, Tajani ka thënë se mundësia reale për integrim në BE është për Serbinë dhe Malin e Zi, duke shtuar se këto dy vende kanë një progres real.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë një perspektivë shumë të qartë për Europën, dhe Parlamenti Europian i mbështet ato në progresin e tyre, por topi është në fushën e tyre. Progresi është domethënës në disa fusha, si reformat ligjore, gjyqësore dhe mbrojtja e të drejtave fundamentale. Mali i Zi dhe Serbia, mund të jenë të dyja gati në 2025, dhe kjo është një rrugë.”tha Tajani.
Burimi: Europeanwesternbalkans.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



