E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Astrit Patozi flet për “topat e luftës me KÇK”, “videoklipet”
Publik News

Astrit Patozi flet për “topat e luftës me KÇK”, “videoklipet”

Kreu i partise “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi ne nje reagim per aktualitetin politik, ne nje ane me operacionet Anti KÇK  dhe ne anen tjeter, ate qe e quan filma me metrazh të shkurtër, videoklipe e premtimet per zgjedhje të parakohshme, keshillon shqiptaret ta marrin me qetesi kete vit. pjimage (6)

Ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Patozi, shkruan se “Për ata që gënjehen lehtë është e sigurt se do të jetë i mbushur me ngjarje dhe dukuri të rralla dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, “Të gjithë janë në rolin e tyre për të na marrë vëmendjen që të mos kuptohet se i vetmi vendim që kanë marrë është mosndryshimi i statuskuosë. Sikur e kam para syve 15 marsin e kuartetit të famshëm të Këshillit Politik, që do të prodhojë asgjënë e parë. Dhe pastaj do të kërkohet të blihet një kohë tjetër, e kështu me radhë deri në fund”.

patozi

Postimi i Patozit 

DUHET MARRË ME QETËSI KY VIT…

Duhet marrë me qetësi ky vit, se është shumë shpejt për t’u mërzitur. Për ata që gënjehen lehtë është e sigurt se do të jetë i mbushur me ngjarje dhe dukuri të rralla dhe të jashtëzakonshme.
Nga njëra anë do të gjëmojnë daullet e rindërtimit prej tërmetit dhe topat e luftës me KÇK-në, ndërsa nga ana tjetër do të bombardoheni me filma me metrazh të shkurtër, videoklipe, por sidomos me premtime për zgjedhje të parakohshme, të cilat janë gjithmonë te pragu i derës, që vetëm në çastin e fundit nuk hapet.
Madje edhe bandat do të bëjnë sikur janë trembur dhe janë strukur nga kjo goditje e pamëshirshme e shtetit prej kartoni, sepse edhe ato e dinë se fushatat mbarojnë shpejt.
Dalëngadalë do të harrohen arsyet që sollën atë paqe të papritur dhe mbi të gjitha kushtet e shenjta të Bundestagut, që dy javë më parë shërbenin si flamur për të udhëhequr tufat e armiqve të qeverisë.
Të gjithë janë në rolin e tyre për të na marrë vëmendjen që të mos kuptohet se i vetmi vendim që kanë marrë është mosndryshimi i statuskuosë. Sikur e kam para syve 15 marsin e kuartetit të famshëm të Këshillit Politik, që do të prodhojë asgjënë e parë. Dhe pastaj do të kërkohet të blihet një kohë tjetër, e kështu me radhë deri në fund.
Dalëngadalë do të biem në vitin tjetër me të njëjtat halle dhe me të njëjtët cuba, që i hakërrehen njëri-tjetrit, për faje dhe krime të përbashkëta, gjithmonë duke u ankuar se për të ndryshuar diçka në rendin e punëve në Shqipëri nuk ka asnjëherë kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.