E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Astrit Patozi: Kushtetuesja në Shqipëri një njollë turpi
Lajme

Astrit Patozi: Kushtetuesja në Shqipëri një njollë turpi

Më anë të një postimi në rrjetet sociale
Kreu i Bindjes Demokratike, Astirt Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të çuar në zgjedhje të parakohshme vendin. Sipas Patozit ky akt është për t’u përshëndetur dhe se Gjykatat Kushtetuese në vendin tonë mbetet një njollë turpi.




Postimi i plotë:

NË PRITJE TË GJYKATËS SONË KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ne nuk kemi ende një gjykatë funksionale. Një pritje kjo e lodhshme dhe cfilitëse, i cila po vijon tashmë në kufijtë e absurdes prej disa vitesh.

Edhe me herët Kushtetuesja e Kosovës ka marrë vendime të forta, që kanë rrëzuar vullnete politike të mëdha, ndërkohë, që këtej nga anët tona nuk mbahen mend shumë “heroizma” të këtij lloji, me përjashtim të goditjes së Marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Por pavarësisht historive të ndryshme që kanë hallkat sipërore të gjyqësorit në Tiranë dhe në Prishtinë, të gjithë bien në një mendje se mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një njollë turpi dhe një goditje e rëndë për shtetin tonë të së drejtës. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka një investim të pazakontë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në funksion të plotësimit të vendeve vakante të kësaj gjykate. Është një kontribut, që mendoj se ne duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë, jo thjesht me fjalë dhe përgjërime, por kryesisht me gjeste dhe me akte.

Fjala vjen, ne si forcë politike kemi vendosur që ta përshëndesim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese me dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës, i cili sipas nesh është antikushtetues, pasi bën sikur i hap listat e deputetëve, por në fakt i mban sërish të mbyllura ato.

Ndërsa të tjerët e vendosin vetë raportin që kanë, si me zgjedhjet e lira, ashtu edhe me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën po hiqen sikur u dhemb shpirti.

Por nëse doni të dini se çfarë duan ata tamam, nuk ka nevojë të sillni ndërmend lotët dhe ankimet e tyre të rrejshme gjithë këto vite. Mjafton të kujtoni se çfarë bënë ata më 5 qershor, pas luftërash të vërteta dhe imagjinare, kur firmosën atë marrëveshje të pistë për të ruajtur gjithçka siç është në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.