E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ata që e hanë janë gjithmonë qytetarët
Lajme

Ata që e hanë janë gjithmonë qytetarët

Eshte indinjuese qe Kryeministri i pergjigjet revoltes qytetare kunder paudhesive qe kjo qeveri ka bere, me nje padrejtesi edhe me te madhe, madje shume here me te madhe. Ai ka vendosur qe faturen e mbrojtjes se konsumatorit per rritjen e cmimeve te mos e marre persiper qeveria, por biznesi, duke i detyruar kompanite te shesin karburant me humbje.

Kjo eshte nje cmenduri, qe shkel ne menyren me te pacipe parimet themelore mbi te cilat ngrihet nje shoqeri e lire. Nuk di asnje vend ne Europe te kete marre masa te tilla dhe normal qe kjo nuk mund te ndodhe. Qeveria ka dy menyra sesi nderhyn per te mbrojtur konsumatorin: Ose duke ulur taksat, ne menyre qe te ndikoje ne uljen e cmimeve, ose duke kompensuar ne para konsumatorin. Ne asnje vend, nuk ka kuptim qe ti kerkohet biznesit te shese me lire se c’blen.

Nese qeveria pretendon se ne kushte te jashtezakonshme mund te marre masa te jashtezakonshme, le te filloje nga masat e zakonshme. Nuk ka kuptim qe ajo te vazhdoje te mbaje taksa stratosferike, te pajustifikueshme, nderkohe qe i kerkon biznesit sakrifica te tilla te pakuptimta. Kjo eshte thjesht cmenduri qe ndodh vetem ne vende si ky ku mund te drejtoje Edi Rama.

Ku shpie e gjithe kjo? Natyrisht, jo ne zgjidhjen e problemit, por perkundrazi, ne agravimin e tij. Nese sot kemi cmimin me te larte te karburantit ne rajon per shkak te taksave te shumta apo edhe te nje realiteti qe le shteg per monopol, qeveria nderhyn duke shtuar hapesiren per monopolizim te tregut. Nese i detyrojme kompanite e naftes te shesin nen kosto, sigurisht qe disa prej tyre, duke filluar nga me te vegjlit, do falimentojne. Me pas qeveria do detyrohet te terhiqet nga kjo mase, duke lene pastaj te vetem ne treg kompanite e fuqishme me te cilat ndan tenderet dhe koncensionet e puneve publike.

Ata qe e hane jane gjithmone qytetaret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.