Atalanta e Gjimshitit, thyen Napolin në stadiumin
Atalanta i shkakton humbjen e dytë sezonale Napoli-t, me skuadrën nga Bergamo që triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertë, në takimin e javës së 11-të të Serie A.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona”u zhbllokua në minutën e 10’, kur Lookman kaloi miqtë në avantazh, teksa vetëm 21 minuta më pasi ai shënoi edhe golin e dytë për Atalanta-n, në të dyja rastet me asistet e De Ketelaere.
Fraksioni i dytë solli edhe një gol tjetër, me Retegui-n që vulosi sfidën në minutën e 90+2’ dhe i dhuroi golin e tretë Atalanta-s.
Në fund 0-3 dhe Napoli mban kreun e Serie A, me 25 pikë, teksa Atalanta ngjitet momentalisht në vend të dytë me 22 pikë.
Kjo ishte humbja e dytë për Napolin për këtë sezon, teksa për herë të parë ishte mposhtur nga Verona me rezultatin 3-0 në javën e parë të edicionit 2024-2025 të Serie A.
Kështu derbi i shqiptarëve, Amir Rrahmanit dhe Berat Gjimshitit, u fitua nga kapiteni i kombëtares shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



