Atentat me armë zjarri, katër shtetas të plagosur në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pranë restorant Dervishaj në fshatin Bradashesh në anë të rrugës Elbasan-Metalurgji.
Sipas dëshmitarëve okularë, në afërsi të lokalit ka pasur breshëri armësh dhe për pasojë katër shtetas kanë mbetur të plagosur, transmeton infoelbasani.al.
Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar në një perimetër të gjërë zonën përreth. Pranë lokalit ndodhet dhe nje makine BMV AA 448 KT por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë rast.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



