E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentat shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, Gjykata lë në burg 19-vjeçarin
Publik News

Atentat shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, Gjykata lë në burg 19-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën asrrest me burg për Ilirjan Hasanaj, i cili pak ditë më parë qëlloi me breshëri pulmbash Mentor Hasanajn, shef i Policisë Bashkiake në Shkodër.

Gjykata ka lënë në burg edhe kushëririn e Ilirajn Hasanajt, Verzan Bajrakurtaj, si bashëpuntorë në atentat.

Në dëshminë e tij 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj ka pranuar krimin duke thënë se kishin konflikte për prona, ndërsa kur ka kryer atentatin ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa për kushëririn e tij ai u shpreh se Bajrakurtaj e kishte dërguar me makinë pa ditur synimin e tij.

Kujtojmë që 19-vjeçari është dorëzuar vetë në polici së bashku me kushëririn, pas thirrjes publike që i bëri babai i tij, Arben Hasanaj.

Ilirjan Hasanaj më datë 11 tetor në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë Mentor Hasanajn 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babain e Metorit, Xhelal Hasanajn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.