E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati/ 50 gram eksploziv në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës
Flash

Atentati/ 50 gram eksploziv në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës

gram është sasia e eksplozivit të vendosur në mjetin e kreut të degës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës.

Ky është përfundimi i arritur nga forcat xhenio pas ekspertimit të mjetit.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona, ndërkohë që ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv në makinën e Ndrecës.

Grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Ndrecës, në mënyrë që të arrihen të gjenden gjurmë të autorëve në mjet gjatë momentit të vendosjes së lëndës eksplozive edhe pse ka pak mundësi që ajo të ndodhë për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e autorëve, pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.