E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati me tre viktima në Memaliaj, gjyshja e kamarierit Gledjon Muka: Kërkojmë drejtësi! Na e vranë pa faj
Lajme

Atentati me tre viktima në Memaliaj, gjyshja e kamarierit Gledjon Muka: Kërkojmë drejtësi! Na e vranë pa faj

Hava Muka, gjyshja e kamarierit Gledjon Muka, i cili ndërroi jetë padrejtësisht në masakrën me tre viktima në Memaliaj, ka folur për mediat ditën e sotme, ku ka kërkuar drejtësi për humbjen e nipit të saj.

nena  e gledis

“Na e vranë djalin pa faj. Përse na e vranë”, këto janë pyetjet e gjyshes së Gledionit, 36 vjeçarit i cili punonte si kamarier në lokalin ku të shtunën e 20 korrikut u ekzekutuan Shyqyri Kalemi, dhe 47-vjeçari, Marsel Çela.

“Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm”, ka thënë e moshuara mes lotësh.

“E kemi pasur flori e kaluar floririt. Punonte kamerier për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? Përse? Ata e kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë. Kishte nënën babanë, unë gjyshja. Kërkojmë të drejtën e djalit. Përse na vranë? Çfarë bën shteti. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm. Gledi i nënës, floriri i nënës”, tha ajo mes lotësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.