Bardhi ka publikuar në profilin e tij një video që tregon disa prej ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit, vrasje, atentate e shpërthime me tritol dhe shkruan se ato janë krime zinxhir që ekspozojnë dështimet e Ramës. Në video, shafqet dhe Ardian Çapja që mbeti i plagosur sot nga një atentat që ju bë në shtëpinë e tij në Elbasan.
“Sot krimi kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krimesh ekspozon edhe njëherë dështimet e Ramës. Një 25-vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë. Në Laç 2 persona humbën jetën me armë zjarri. Në Tiranë regjistrohet një shpërthim me eksploziv pranë një hoteli. Ekzekutohen në pritë dy vëllezër në Krujë! Vlorë, gjendet një pako me tritol në zonë të banuar. Arrestohet vëllai i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës për kultivim kanabisi. Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 milionë euro drogë! Atentat me snajper në qytetin e Elbasanit. Një qeveri e ardhur në pushtet me krimin, nuk e lufton dot atë”, thuhet në videon e shpërndarë nga Gazment Bardhi.




