Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë, merren në pyetje disa persona si të dyshuar
Gjatë ditës së djeshme, në qytetin e Lezhës u regjistrua një atentat me armë. Nga një automjet në lëvizje u qëllua me armë zjarri ndaj një mjeti tjetër tip Mercedes Benz ML ngjyrë të zezë. Brenda automjetit ndaj të cilit u qëllua me armë, ndodheshin dy persona, Blerim Preçi, i dyshuar edhe si shënjestra e atentatit ndërsa tjetri Klisman Preçi, teksa fatmirësisht mësohet se nuk ka të plagosur apo viktima. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00, teksa sot janë zbuluar detaje të reja.
Shënjestra ishte shtetasi 28 vjeçar, Blerim Preçi, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika. Mësohet se policia ka kryer kontrolle të imtësishme gjatë gjithë natës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Burime bëjnë me dije se lidhur me atentatin e ndodhur ka patur disa persona të shoqëruar në komisariatin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



