E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, burg për Halilajn
Publik News

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, burg për Halilajn

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar cakton masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.

Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit e kryer në ‘rrethana cilësuese’ për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

SPAK e akuzon se ka pasur rolin e largimit të autorëve të krimit nga vendi ku u braktis mjeti në Shkafanë të Durrësit.

Për këtë ngjarje është arrestuar më herët Redjan Rraja, i cili vijon të jetë nën masën ‘arrest me burg’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.