E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në  Laç, Dy shokët e Vis Martinajt të plagosur rëndë
Publik News

Atentati në Laç, Dy shokët e Vis Martinajt të plagosur rëndë

Klisman Preçi ndërron jetë tek Trauma, Ylli Brahimi në gjendje të rëndë

Mësohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë ndaj dy personave të cilët kanë rënë pre edhe e dy atentateve në të shkuarën.

Atentat i mbrëmjes së sotme ndaj Brahimit dhe Preçit është bërë nga një automjet në lëvizje, por ende nuk ka informacion për numrin e autorëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, që sipas gazetarit Ndreka kanë piketuar disa persona që pritet të shoqërohen pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ylli Brahimi u tentua të ekzekutohej nga dy persona që udhëtonin me një motoçikletë më 13 janar të vitit 2021 në qendër të Milotit.

Sa i përket Klisman Prençit, ndaj tij dhe kushëririt të vetë Blerim Preçi një atenat ndodhi më maj të këtij viti në zonën e Lezhës, por fatmirësisht të rinjtë arritën të shpëtonin nga plumbat që u zbrazën mbi “Mercdes Benzi-n” e tyre nga një automjet tip “Audi”. Preçi dyshohej se kishte probleme në Belgjikë.

Personi i plagosur është identifikuar si Ylli Ibrahimi, 46-vjeç ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve Klisman Preçi.  46-vjeçari Brahimi i ka shpëtuar një atentati një vit më parë në të njëjtën zonë.

Ibrahimi ishte duke lëvizur në këmbë teksa dy persona i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar drejt tij. Plumbat e kapën në pjesën e këmbës dhe asnjë në trup.

Ibrahimi ishte duke lëvizur në këmbë teksa dy persona i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar drejt tij. Plumbat e kapën në pjesën e këmbës dhe asnjë në trup. Ai mori dëmtime të shumta, por ka arritur të shpëtojë, ndërsa dy personat që ishin me ta fatmirësisht nuk morën lëndime. Ibrahimi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autorët kanë monitoruar gjatë gjithë kohës lëvizjet e 46-vjeçarit. Sapo Ibrahimi është ulur në një kafe në zonën e Milotit, informatorët kanë treguar vendndodhjen e tij dhe menjëherë drejt vendit janë nisur dy personat me motor. Të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësve është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.