E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në Shkodër/Autorët kanë monitoruar lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit!
Lajme

Atentati në Shkodër/Autorët kanë monitoruar lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit!

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. Po ashtu viktimë mbeti edhe një kalimtare e pafajshme, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos dhe ndodhet në spital.

vrasje shkoder hamza lici arlind bushati

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, madje sipas informacioneve  ekziston një kamer sigurie, e cila dyshohet se ka fikësuar momentin e atentatit.

Autorët dyshohet se kanë monitoruar lëvizjet e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 30 gëzhoja automatiku, cka do të thotë se autorët kanë qëlluar me breshëri.

Ndërkohë 10 minuta pas atentatit, rreth orës 16:00 në Grudë është gjetur një makinë e djegur dhe brenda saj dy kallashnikovë, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.