E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në Tiranë, dalin të tjera detaje për viktimën Emiliano Boçi
Lajme

Atentati në Tiranë, dalin të tjera detaje për viktimën Emiliano Boçi

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me atë që nga të dhënat rezulton të jetë një atentat I pastër criminal.

Mësohet se emri i viktimës 32 vjeçare është Emiliano Boçi, ndërsa mbetet ende i pazbardhur emri i plotë i të plagosurit 27 vjeçar, shtetasi me inicialet M.D, i cili është mik i Boçit dhe ka mbetur i lënduar në shpatull nga atentati.

Është zbardhur gjithashtu dhe dinamika e ngjarjes. Emiliano Boçi së bashku me mikun e tij sapo kanë dalë nga një lokal. Teksa i janë drejtuar makinës janë shfaqur atentatorët (apo atentatori) që kanë qëlluar në drejtim të dy të rinjve. Emiliano Boçi është plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se Emiliano Boçi është punonjës në drejtorinë e Doganave në Tiranë dhe 8 vjet më parë ka qenë sërish viktimë e një atentati.

Më poshtë disa nga fotot e viktimës:

Informacion paraprak
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën  ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç,  i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar  me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Gazeta Express

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.