E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati  në Vlorë, policia jep detajet zyrtare: Gjenden tre automatikë brenda makinës së djegur të autorëve
Lajme

Atentati në Vlorë, policia jep detajet zyrtare: Gjenden tre automatikë brenda makinës së djegur të autorëve

Atentati me dy të vrarë në Vlorë dyshohet se ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës mes dy grupeve kriminale. Kjo është pista kryesore ku po hetohet nga autoritetet, raporton News24.

Krimi i rëndë ndodhi në autostradën Fier-Vlorë, pranë mbikalimit të Panajasë, ku autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodheshin dy viktimat.

Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë tre persona, një në rolin e shoferit dhe dy të tjerë kanë qëlluar me armë. Si pasojë e breshërisë, dy personat mbetën të vrarë, ndërsa mjeti ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Ndërkohë pranë fshatit Frakull është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Sipas policise, brenda në automjet jane gjetur edhe tre armë zjarri, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.