Atletico eliminohet nga Kupa e Mbretit nga ekipi i ligës së tretë
Leonesa e ka buxhetit 2.7 milionë euro, një shifër tepër modeste, pak a shumë e njëjtë me ato të klubeve shqiptare.
Ndërkohë që buxheti i Atleticos është 403 milionë euro, duke mos pasur të krahasuar.
Correa do të gjente golin në minutën e 62, por Castenda e dërgoi takimin në shtesë para mbylljes së 90 minutëshit.
Më pas në minutën e 108-të do të ishte Sergio Benito ai që tronditi kryeqytetasit, duke i siguruar fitoren historike skuadrës së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



