E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj  akuzohet për…
Lajme

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj akuzohet për…

Fran Frrokaj, i zgjedhur që nga viti 2015 si kryebashkiak i Lezhës është arrestuar mesditën e sotme nga policia. Bashkë me të është ndaluar edhe nënkryetari dhe dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës.

Hetimet ndaj tyre kishin muaj që vazhdonin. Ato janë drejtuar nga sektori i antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por për çfarë është shoqëruar sot Fran Frrokaj në polici?

Burimet kanë bërë të ditur  se, ndaj Frrokajt dhe zyrtarëve të tjetër të bashkisë kishin nisur hetimet për tokat në Lezhë e Shëngjin.

Tjetërsim toke, mbivendosje, dhe dhënie plazhesh e prona shteti në emër të personave të ndryshëm, janë disa prej çështjeve ndaj Frrokaj dhe 24 zyrtarëve të bashkisë së Lezhës.

Kryebashkiaku i Lezhës bashkë me 24 zyrtarë përfundojnë në polici

 Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Rrokaj është shoqëruar mesditën e sotme nga policia.

Bashkë me të dyshohet se janë ndaluar edhe 24 zyrtarë të Bashkisë së Lezhës.

Sipas tyre në polici është edhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës.

Rrokaj dhe zyrtarët janë ndaluar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dyshimet janë se ndalimet kanë të bëjnë me tokat në Lezhë e Shëngjin.

Hetimet ndaj tyre kanë nisur disa muaj më parë dhe kanë përfunduar sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.