E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Audi 70 mijë euro, që u përfshi në aksidentin tragjik me 4 viktima
Publik News

Audi 70 mijë euro, që u përfshi në aksidentin tragjik me 4 viktima

Mëngjesin e kësaj të premte mbarë opinioni publik u shokua nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku si pasojë u shua jeta e katër antarëve të familjes Gushi.

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe  Eva Gushi, 9 vjeçe ishin viktimat e aksidentit tragjik, ku mjeti tip audi i cili drejtohej nga i riu Igli Madani përplasi nga pas mjetin tip “Toyota” ku po udhëtonin katër anëtarët.

“Audi A8” me targa AA 107 XX, është super mjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë, Igli Madani, Fabio Lamaj e Glori Selimi, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mjeti është në emër të babait të Igli Madanit, Bashkim Madani, i cili është biznesmen i njohur në fushën e tregtimit të makinerive të rënda të ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.