E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aurel Plasari e thotë troç: NËSE LAJMI  I ZGJATJES SË FATKEQËSISË NATYRORE, ËSHTË I VËRTETË, JEMI MASHTRUAR!
Publik News

Aurel Plasari e thotë troç: NËSE LAJMI I ZGJATJES SË FATKEQËSISË NATYRORE, ËSHTË I VËRTETË, JEMI MASHTRUAR!

NËSE KY LAJM ËSHTË I VËRTETË

Nëse lajmi për t’i kërkuar Parlamentit zgjatjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor është i vërtetë, kjo do të thotë që situata pandemike në Shqipëri nuk është siç ka informuar dhe vijon të informojë propaganda zyrtare-partiake. Nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë që Rama, Manastirliu, Bino, Fico, Pipero e me radhë u kanë ofruar qytetarëve të Shqipërisë informacione të rreme mbi situatën pandemike në vend. Pra më shqip: nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë që të mësipërmit kanë mashtruar qytetarët shqiptarë me informacionet që kanë dhënë dhe vijojnë të japin në publik. Kanë përgjegjësinë e tyre për bashkëpunim në këtë dezinformim të qytetarëve të Shqipërisë edhe presidenti i Republikës, si edhe kryetari zyrtar i opozitës politike. Janë llogari që do të duhen mbajtur dhe shtuar për Gjyqin Special të pasLuftës, i cili me gjasë nuk do të bëhet ndonjëherë, sikurse është në traditën e politikës shqiptare.

fb a. p.

Drafti, Qeveria do t’i kërkojë Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Qeveria kërkon të zgjatë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor të këtij viti. Kryeministri Edi Rama pritet t’i drejtohet Parlamentit për të miratuar zgjatjen e gjendjes aktuale me masat shtrënguese për shkak të situatës me Covid19. Edhe në komunikimin e sotëm interesimit të qytetarëve, Rama iu përgjigj se do të ketë zgjatje të afatit të gjendjes të fatkeqësisë natyrore. Qeveria me 24 mars shpalli për një muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.