Automjeti përfundon i përmbysur në arë
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Dajçit. Një makinë ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë-Shkodër dhe është përmbysur në arë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



