E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autorët e ndoqën viktimën Bujar Nasufi
Lajme

Autorët e ndoqën viktimën Bujar Nasufi

Policia sekuestron kamerat e sigurisë

Tirana u trondit mbrëmjen e të dielës nga një atentat me armë zjarri në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Plot 6 plumba u qëlluan në drejtim të 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i një biznesi mobilerie.

Nasufi u ekzekutua teksa ndodhej në automjetin e tij, pranë banesës. Dyshohet se autorët kanë ndjekur lëvizjet e viktimës. Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja arme zjarri. Autori ka zbritur nga një motor të zi kur ka hapur zjarr, ndërsa mësohet se ka qenë i maskuar. Ai është larguar më pas në drejtim të Saukut.

Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi. Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar.

Teksa po parkonte, 56-vjeçari u qëllua nga një distancë shumë e afërt, me armë të tipit pistoletë. 6 plumba u shkrepën, dy nga të cilët rezultuan fatal për 56-vjeçarin. Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka mundur zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi 56-vjeçari njihej si person i qetë.

Pista e vetme dhe kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për pronat. Familja Nasufi me origjinë nga Berati, që prej kohës së diktaturës jetojnë në zonën e Selitës së vogël, e përbërë nga 5 vëllezër, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.

Plagët e marra në trup kanë qenë fatale për Bujar Nasufin dhe ai ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Spitalit të Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit. Policia ngriti pika kontrolli dhe ushtroi kontrolle në zonë, por pa rënë në gjurmët e autorit. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth të cilat mund të kenë fiksuar momentin e të shtënave ose largimin e autorit dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.