E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autorët i vunë armën në kokë dhe i kërkuan lekët, vritet barbarisht 28-vjeçari shqiptar
Bota

Autorët i vunë armën në kokë dhe i kërkuan lekët, vritet barbarisht 28-vjeçari shqiptar

Një 28 vjeçar shqiptar është vrarë në mënyrë barbare nga disa persona ende të paidentifikuar në Brazil.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është shtetasi Alban Gropçaj, 28-vjeç.

Gropçaj ishte rezident në Itali, por bashkë me pronarin e tij italian Guido Bertola, kishin shkuar për të punuar në shtetin e largët Brazil, ku ranë pre e një grabitjeje teksa kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë.

Shqiptari dhe pronari i tij, i cili ka kaluar në gjendje shoku, u sulmuan nga disa persona me motoçikleta. Nën kërcënimin e armës autorët u kërkuan paratë, por shqiptari reagoi duke refuzuar të japë paratë. Këtu shënohet edhe momenti tragjik, pasi një nga autorët e qëllon me armë duke e lënë të vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.