E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori i maskuar qëlloi biznesmeni 55-vjeçar me mbi 10 plumba
Uncategorized

Autori i maskuar qëlloi biznesmeni 55-vjeçar me mbi 10 plumba

Biznesmeni 55-vjeçar Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi u qëllua me armë zjarr në ishullin grek, Paxos gjatë mesnatës ku dyshohet se shkak për ngjarjen të jetë bërë një atentati është bërë për larje hesapesh nga një bashkatdhetar i tij.

andrea kalemi4

Sipas mediave greke bëhet me dije se biznesmeni është qëlluar të paktën 10 herë nga autori i dyshuar, teksa ishte nisur në Greqi për pushime me gruan dhe fëmijët e tyre.

Mësohet se autori i është afruar dhe e ka qëlluar të paktën 10 herë por ende nuk është bërë i mundur identiteti i tij pasi në fytyrë ishte i maskuar dhe është larguar pa u vënë re askush.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt Janinës për ndihmë mjekësore, ndërsa bëhet me dije se kishte hyrë në Greqi në datën 5 gusht nga pika kufitare e Kakavijës.

Policia greke ka nisur kontrollet nga deti dhe toka për kapjen e autorit që organizoi atentat për ta eleminuar biznesmenin Andrea Kalemi në ishullin Paksos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.