Autori i vrasjes në Ndroq, kunati i Altin Hajrit; u ndihmua nga Çyrbja për të dalë nga burgu!

Julian Gjoshi rezulton të jetë kuanit për të cilin Hajri kërkoi ndihmë te ish-deputeti i PS-së, Jurgys Çyrbja për ta nxjerrë nga burgu, pas kapjes së tij nga policia me armë pa leje.
Pista kryesore që po hetohet për vrasjen e 50-vjeçarit në fshatin Ndroq në Tiranë, është ajo e konflikteve mes autorit, Julian Gjoshi dhe viktimës Alfred Dedja. Autori mësohet se ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar menjëherë mbi viktimën Dedja.
Viktima Alfred Dedja banonte shumë pranë vendit ku ndodhi krimi. Në lokal në ato momente ka pasur edhe klientë, që janë tmerruar nga ngjarja. Ata janë çuar nga karriget dhe janë larguar me vrap.
Viktima mësohet se jetonte në Itali dhe njihej edhe me pseudonimin “Daku”.
Detaje të reja kanë dalë sa i takon vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në Ndroq ku ka mbetur i vrarë një 50 vjeçari, Alfred Dedja.
Ndërkohë që autori i identifikuar Julian Gjoshi, është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Julian Gjoshi, ishte arrestuar në mbrëmjen e 18 Janarit 2021 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, si dhe “Drejtim mjetit në gjendje të dehur”. Bashkë me të ishte në makinë dhe një person tjetër, i quajtur Edvin Barçi i thirrur me nofkën “Boli”.
Por historia nuk mbaron këtu, Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak.
Gjithashtu, Julian Gjoshi rezulton të jetë kuanit për të cilin Hajri kërkoi ndihmë te ish-deputeti i PS-së, Jurgys Çyrbja për ta nxjerrë nga burgu, pas kapjes së tij nga policia me armë pa leje.
Mes Çyrbes dhe Altin Hajrit, ka një mori bisedash në aplikacionin “Sky”, ku Hajri kërkon që Çyrbja ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit, pasi siç i shkruan ai në “Sky”, “…e mytën kalamajt, daja…”.
Në bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i bën kërkesë për ndihmë Jurgis Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.
Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia.
Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:
“…se kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. ËshtË kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.
Më tej Altin Hajri vijon t’i shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë se:
“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.
Gjithashtu nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonistëve që i përkasin datës 28 janar 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbjas,që të diskutonte me një lidhjen e tyre, rreth informacionit që kishte marrë se mund të arrestohej nga policia e Tiranës.
“…që ti thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…”-i shkruan personi në kërkim Altin Hajri, zyrtaritë PS në Durrës, Jurgis Çyrbes.
Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij,Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.
Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.
Ndër të tjera personi në kërkim i shkruan Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:
“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.
Ndërkohë në bisedën e datës 6 shkurt 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbes të ndërhyjë lidhur me ndalimin nga policia e Durrësit të një mikut të tij për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”-i shkruan Altin Hajri, Çyrbes.
Gjithashtu veç kësaj Altin Hajri dhe në datën 6 mars 2021 i shkruan Çyrbes që të interesohet në polici pasi sipas Hajrit “…kishin ndaluar njërin për një aksident dhe se ishte robi…”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



