E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori ishte larguar nga Shqipëria pasi la qelitë, 17-vjeçari i ekzekuton vëllanë për hakmarrje
Lajme

Autori ishte larguar nga Shqipëria pasi la qelitë, 17-vjeçari i ekzekuton vëllanë për hakmarrje

Detaje të tjera dalin  nga ngjarja e rëndë që tronditi Lezhën të hënën, ku një adoleshent që nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç vendosi të marrë gjakun e babait të tij që u vra kur ai ishte në moshën 4-vjeçare.

Në dëshminë e parë para hetuesve, 17-vjeçari Florian Përvathi mësohet se e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke deklaruar se e ka kryer vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e babait të tij.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen Policia po vijon hetimet dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua katër gëzhoja pistolete, si dhe arma e krimit.

Gjithashtu po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve dhe po merren në pyetje disa persona, për të zbuluar nëse i mituri është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për të kryer krimin.

7 VITE BURG PËR NJË VRASJE

Pas vrasjes së Gjon Përvathit në nëntor të vitit 2009Policia arrestoi shtetasin Ndue Lekgjonaj.

Gjykata e Lezhës e dënoi atë me 10 vite e 6 muaj për krimin e rëndë, që rrezikoi jetën edhe të dy personave të tjetër, përfshirë edhe një fëmijë, djali i viktimës.

Vendimi u dha me 27 korrik të vitit 2010 nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Gentjana Muçaj.

Në të njëjtën kohë, autori i dyshuar kishte përfituar gjykim të shkurtuar dhe ky dënim i dhënë zbriti në 7 vite burg, duke bërë që autori që i mori jetën babait të katër fëmijëve të dilte shpejt nga qelitë.

Pas kryerjes së dënimit, ndërkohë që kishte lënë katër fëmijë jetimë, ai vendosi të braktiste fshatin Manati duke u larguar jashtë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.