E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori që vuri tritolin në Theth : Mora porosi nga burgu për të vendosur tritolin
Lajme

Autori që vuri tritolin në Theth : Mora porosi nga burgu për të vendosur tritolin

Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një market në zonën e Thethit, që fillmisht u raportua si shpërthim në një hotel.

Rreth orës 1:30 minuta pas mesnate, 39-vjeçari i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale në biznesin që është në pronësi të personit me iniciale Ç.B.

Pas marrjes në pyetje nga policia, Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse në marketin e shtetasit Ç.B.

Policia e Shkodrës sqaron se autori i kësaj ngjarje, 39-vjeçari Paplekaj u vu në pranga tre orë pas ngjarjes, në kushte tepër të vështira për shkak edhe të reshjeve të dendura të dëborës.

Ai akuzohet për shkatërrimin e pronës me eksploziv dhe prishjen e qetësisë publike.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërkohë pista e parë e hetimit është ajo e një konflikti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.