Autostrada e përmbytur/ Për të shkuar në Durrës, kaloni nga Ndroqi
Situata e rënduar e vendit sidomos në autostradën Tiranë-Durrës, ka sjellë bllokimin e shumë akseve rrugore, ku dhe kanë mbetur të izoluar nga uji shumë drejtues mjetesh sëbashku me fëmijët.
Për të shkuar në qytetin e Durrësit, të gjithë drejtuesit e mjeteve njoftohen të kalojnë nga rrugga e Ndroqit, për të shmangur aksidentet e mundëshme.
Ndërkohë emergjencat civile janë në krye të detyrës për të të stabilizuar situatën, megjithse raportohet se në 24 orët e ardhëshme situata pritet të agravohet më tepër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



