E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autostrada Tiranë – Durrës, më e rrezikshme në vend
Lajme

Autostrada Tiranë – Durrës, më e rrezikshme në vend

Kjo është një autostradë e çfarëdoshme në një nga vendet e Europës. Ndërsa kjo është autostrada Tiranë – Durrës. Kilometra larg gjeografikisht, por akoma më shumë larg standardeve të familjes europiane ku Shqipëria pretendon të hyjë.

“Kjo që po shihni ndodh në autostradën Tiranë – Durrës, në mbikalimin e Fllakës. Makina që vijnë nga një kalim i paligjshëm futen në autostradë duke i prerë rrugën automjeteve që kalojnë me të paktën 90 km/orë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për jetën e gjithkujt që përdor autostradën”.

Është një kalesë e paligjshme, në mes të autostradës, e cila ka shkaktuar me dhjetëra aksidente. Si ky i ndodhur vetëm disa ditë më parë, i fiksuar në këto pamje filmike të siguruara nga Tv Klan.

Veç automjeteve private, këtu kalon edhe urbani i Fllakës. Edhe pse i dukshëm, askush nuk ndërhyn për ta mbyllur këtë kalim të rrezikshëm.

Dikur këtu u vendosen parmakë metalikë, por ato janë hequr dhe janë hedhur tutje, siç e shihni në këto pamje.

Do të mjaftonte që policia të merrte kamerat e sigurisë të bizneseve këtu pranë për të zbuluar dhe ndëshkuar sipas ligjit ata që i dëmtuan, duke cënuar sigurinë rrugore.

E po ashtu do të mjaftonin disa blloqe betoni për ta izoluar njëherë e mirë këtë rrezik.

Por kjo duket e tepër për standardin e Shqipërisë, që teksa kërkon me këmbëngulje t’i hapet dera e Europës, nuk arrin dot të mbylle një vrimë të rrezikshme në aksin kryesor rrugor të vendit dhe për të venë rregull në të përfundimisht. Pasi siç duket jemi mësuar, qe masa i marrim vetëm pasi na ndodhin fatkeqësitë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.